Njësitet e Doganës së Kosovës kanë realizuar sot një aksion në regjionin e Prishtinës, gjatë të cilit është zbuluar dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme municioni të kontrabanduar.
Sipas njoftimit zyrtar, kontrolli është kryer më 9 tetor 2025 në një subjekt afarist, në bashkëpunim me sektorët kompetentë dhe në bazë të mandatit ligjor nga Kodi Doganor dhe i Akcizave të Republikës së Kosovës.
Gjatë bastisjes, në objektet ndërlidhëse të biznesit është gjetur municion i kalibrave të ndryshëm — përfshirë fishekë për armë të gjata dhe armë gjahu — i cili ishte mbajtur në kundërshtim me ligjin.
Në njoftim është bërë e ditur se për rastin është njoftuar Prokuroria kompetente, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të identifikuar burimin dhe destinacionin e municionit të kontrabanduar.


