Lajme

Berisha: Duhet të krijohet një qendër e specializuar për trajtim dhe rehabilitimin e të rinjve të alkoolizuar!

10/09/2025 12:28
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka ndarë përvojën e dhimbshme nga takimet me të rinj të varur nga alkooli.

Berisha tha se duhet të krijohet një qendër e specializuar për trajtim dhe rehabilitim, me staf profesional, me përkujdesje të vazhdueshme, me mbështetje njerëzore.

“Beka ndan përvojën e tij, se si ka takuar të rinj të varur nga alkooli, të cilët kanë thënë, “s’kemi ku me shku”.Kjo nuk është thjesht histori. Është realitet për shumë të rinj në Prishtinë.Andaj lindi ideja:Krijimi i një qendre të specializuar për trajtim dhe rehabilitim, me staf profesional, me përkujdesje të vazhdueshme, me mbështetje njerëzore.Për një Prishtinë që kujdeset për secilin” shkruan Berisha raporton “Gazeta Blic”.

Video e plotë: