Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka njoftuar se Lëvizja për Bashkëveprim (LPB) me kryetarin Jeton Emini dhe kandidatin për Kuvendin Komunal, Majlind Sadriu, i janë bashkuar programit të tij qeverisës, raporton GazetaBlic.
Palët janë dakorduar për një agjendë të përbashkët zhvillimi, me theks në përmirësimin e kushteve në lagjet e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Osmani u shpreh se me përkrahjen e qytetarëve, fitorja më 12 tetor është e sigurt.


