Një rast i dhunës në familje është raportuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Gjakovë.
Policia ka arrestuar një burrë, i cili në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike dhe kishte ofenduar me fjalë vajzën e tij.
Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


