Sporti

Steven Gerrard pritet të rikthehet sërish tek Rangers

10/08/2025 23:53
nga:Mergim Rreci

Rangers po zhvillon bisedime me Steven Gerrard, ndërsa kërkojnë një zëvendësues për Russell Martin.

45-vjeçari anglez është duke u kërkuar për një periudhë të dytë në stolin e Ibrox, pasi e udhëhoqi klubin drejt titullit në sezonin 2020/21 .

Gerrard do të zhvillojë bisedime me delegacionin e Rangers gjatë 24 orëve të ardhshme, raporton The Rangers Review.

Ai thuhet se është kandidati kryesor, megjithëse Danny Rohl është gjithashtu në shqyrtim si pjesë e procesit.

/GazetaBlic Sport/