Lajme

Nisma në Malishevë mban nesër tubimin përmbyllës, Kastrati fton qytetarët të marrin pjesë

10/08/2025 20:33
nga:G B

Kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se tubimin përmbyllës do ta mbajë nesër në ora 19:00, raporton Gazeta Blic.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë.

Postimi i tij i plotë:

Qytetarë, mërgatë, miq e përkrahës, me gjithë zemër ju ftoj të merrni pjesë në TUBIMIN E FITORES SË MADHE NË MALISHEVË! Shihemi nesër në ora 19:00, te BIMI 3 në Malishevë.