Lajme

Transport të sigurt, shkolla e mësim që ndërton të ardhmen – programi i Bekë Berishës për fëmijët

10/08/2025 18:49
nga:G B

Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës, ka thënë se do të krijojë program të vërtetë dhe jo eksperiment por sistem funksional për mësimin e fëmijëve, raporton Gazeta Blic.

Ai ka premtuar transport të sigurt, shkolla me kushte që i meritojnë dhe mësim që ndërton të ardhmen.

Postimi i tij i plotë:

Do të krijojmë një program të vërtetë. Jo eksperiment. Por një sistem funksional për mësimin e fëmijëve tanë.

Transport të sigurt.

Shkolla me kushte që i meritojnë.

Mësim që ndërton të ardhmen.

Sepse fëmijët tanë nuk janë dekor për fushata, as “show” për fotografi.

Janë përgjegjësi. Janë e ardhmja.

Dhe e ardhmja nuk pret më!

Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në: https://www.bekeberisha.com/

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon