Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në tubimin qendror që do të mbahet të premten, më 10 tetor, në ora 17:30, në Palestrën Sportive “Minatori”.
Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Tahiri theksoi rëndësinë e këtij momenti për të bashkuar energjinë, vullnetin dhe mbështetjen për ndryshimin që Mitrovica ka nevojë.
“Qytetarë të Mitrovicës, të premten, më 10 tetor, në orën 17:30, në Palestrën Sportive ‘Minatori’ është koha për ta treguar fuqinë e Mitrovicës. Mos mungoni! Mitrovica ka nevojë për ju!” – shkroi Tahiri.
Mos mungoni – Mitrovica është e jona, e ardhmja fillon tani!


