Kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, ka vizituar shoqatat e dala nga Lufta e UÇK, ku është zotuar për vazhdim të kontributit institucional, gjatë mandatit të radhë, raporton Gazeta Blic.
“Dikur si shokë të luftës, kishim shumë ëndrra. Për brezat që vijnë, do të mundohemi ta bëjmë më të mirën për vendin”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Dikur si shokë të luftës, kishim shumë ëndrra.
Për brezat që vijnë, do të mundohemi ta bëjmë më të mirën për vendin.
E kemi obligim ta nderojmë dhe respektojmë, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sot gjatë vizitës tek shoqatat e dalura nga Lufta e UÇK-së, jam zotuar se do ta vazhdoj kontributin institucional, gjatë mandatit të radhës.


