Ministrja e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka thënë se 10 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit, derisa siç tha ministria, bisedimet për paqe vazhdojnë
Kjo ministri gjithashtu bëri të ditur se 61 persona janë plagosur, raporton Sky News.
Ndërkohë, delegacionet izraelite, të Hamasit dhe të ShBA-së po takohen në Egjipt për ditën e tretë të bisedimeve për armëpushim.
Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thonë se më shumë se 67 mijë persona janë vrarë që nga fillimi i luftës.
Këto shifra nuk bëjnë dallim midis luftëtarëve dhe civilëve.


