Sporti

Allegri e qortoi keq Leaon para shokëve të skuadrës, shkak paraqitja ndaj Juventus

10/08/2025 17:39
nga:Mergim Rreci

La Gazzetta dello Sport raporton se Massimiliano Allegri i zemëruar i tha  Rafael Leaos para ekipit se ai duhet të tregojë një qëndrim të ndryshëm në të ardhmen, pas një barazimi 0-0 kundër Juventusit të dielën.

Ky burim raporton se Allegri e ‘sulmoi’ verbalisht anësorin portugez brenda dhomës së zhveshjes, duke e fajësuar 26-vjeçarin para shokëve të tij të ekipit, transmeton GazetaBlic Sport.

Raporti pretendon se Allegri i tha ‘vendosmërisht’ Leaos se qëndrimi për të luajtur në Milan nuk është ai që ai tregoi në Torino.

Leao u inkuadrua si zëvendësues të dielën, duke bërë paraqitjen e tij të dytë në Serie A këtë sezon, por humbi dy raste të mëdha, përfshirë një në minutat e fundit.

Ylli i Milanit, Rabiot, gjithashtu e paralajmëroi Leaon të mërkurën, duke thënë se ai duhet ta shfrytëzojë potencialin e tij pasi, në moshën 26 vjeç, “nuk je më i ri”.

/GazetaBlic Sport/