Ali Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës, tha se programi i tyre”Rikthimi për Pejën tonë” do të ofrojë zgjidhje për ujin, kanalizimin, infrastrukturën, ndriçimin publik dhe qentë endacak, raporton GazetaBlic.
“Programi i tyre do të mbulojë ndërtimin e kapaciteteve të reja për grumbullimin e ujit dhe impiante moderne të kanalizimit që çdo shtëpi të ketë kushte dinjitoze, do të punojmë në rrugët që kërkojnë ndërhyrje urgjente, me zgjerimin e rrugëve në qytet, unazën e madhe , nënkalimin në sheshin Haxhi Zeka. Do të krijojmë një Pejë të ndriçuar, ku çdo rrugë është e sigurtë dhe çdo lagje ndihet pjesë e qytetit modern, edhe për qentë endacak do të krijojmë trajtim human, strehimore të posaçme, dhe adoptim, shkroi Berisha në Facebook.
“Peja nuk ka nevojë për fjalë të reja, por për punë të vërteta”.
“Uji, infrastruktura, ndriçimi dhe kujdesi ndaj qytetarëve janë prioritet. Rikthimi për Pejën tonë është rikthimi i dinjitetit”- ka shkruar Berisha në Facebook.


