Lajme

LDK fton qytetarët në tubimin përmbyllës të fushatës në Prishtinë, në prani të Lumir Abdixhikut

10/08/2025 12:35
nga:Genita C

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se të premten, më 10 tetor, do të mbajë tubimin përmbyllës të fushatës për Zgjedhjet Lokale 2025 në Prishtinë, raporton GazetaBlic.

Ngjarja do të zhvillohet në AMC Hall, në orën 18:00, ku do të prezantohet programi dhe vizioni për mandatin e ri nga kryetari aktual i kryeqytetit, Përparim Rama.

Në tubim do të prezantohen edhe kandidatët për Asamblenë Komunale të Prishtinës, ndërsa pjesë do të jetë edhe kryetari i LDK-së,  Lumir Abdixhiku.

“Ejani t’i japim mbështetje kryetarit tonë dhe ekipit të LDK-së dhe ta përmbyllim këtë rrugëtim me fitoren e madhe më 12 tetor!”, thuhet në njoftimin e LDK-së drejtuar qytetarëve të Prishtinës.