Lajme

Ramosaj: Po vijon asfaltimi i gjitha rrugëve dhe rrugicave në fshatin ‘Strellc i Epërm’

10/08/2025 12:33
nga:Y I

Kryetari i Deçanit njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune nga AAK-ja, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se po vijon asfaltimi i gjitha rrugëve dhe rrugicave në fshatin Strellc i Epërm.

Ramosaj tha se ndryshimi në Deçan është i dukshëm dhe çdo ditë po punohet në çdo fshat për të mirën e qytetarëve.

“Po vijon asfaltimi i gjitha rrugëve dhe rrugicave në fshatin Strellc i Epërm.Premtimet tona po i kthejmë në punë, sepse përkushtimi për përmirësimin e jetës së qytetarëve ka marrë një dimension tjetër, ndryshimi në Deçan është i dukshëm dhe çdo ditë po punohet në çdo fshat për të mirën e qytetarëve.Sot jemi të lumtur që po i bëjmë realitet zotimet tona të dhëna në fillim të mandatit, sepse motoja ka qenë dhe mbetet:#FLASIMmePUNË” shkruan Ramosaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Po vijon asfaltimi i gjitha rrugëve dhe rrugicave 🚧🛣️ në fshatin Strellc i Epërm.📍🏘️

Premtimet tona po i kthejmë në punë, sepse përkushtimi për përmirësimin e jetës së qytetarëve ka marrë një dimension tjetër, ndryshimi në Deçan është i dukshëm dhe çdo ditë po punohet në çdo fshat për të mirën e qytetarëve.

Sot jemi të lumtur që po i bëjmë realitet zotimet tona të dhëna në fillim të mandatit, sepse motoja ka qenë dhe mbetet:

#FLASIMmePUNË

Urime Strellc, i gëzofshi!

BR