Lajme

Sekuestrohet autobusi në Prizren, shoferi kishte masë ndalimi

10/08/2025 12:07
nga:Y I

Patrulla Policore me datën 07.10.2025, rreth orës 18:17 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, ka ndaluar një autobus të një kompanie nga Lipjani.

Pas verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se drejtuesi kishte masë aktive ndalimi për drejtimin e mjeteve motorike deri më 26.12.2025.

“Në zbatim të Ligjit për Trafikun Rrugor 08/L-186, ndaj tij është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, gjobë prej 500 euro, masë ndalese shtesë prej 6 muajsh dhe 5 pikë negative në patentë. Autobusi është sekuestruar”, thuhej në njoftimin e Policisë.