Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka bërë një thirrje të fuqishme për unitet dhe bashkëpunim mes qytetarëve në prag të zgjedhjeve lokale më 12 tetor, raporton GazetaBlic.
Ai thekson se Prishtina duhet të jetë qytet i të gjithëve, pa dallime politike, pa inate dhe pa ndarje partiake.
“Prishtina funksionale është e të gjithëve – pa dallime logosh, pa inate, dhe pa ndarje partiake,” tha Ismaili, duke shtuar se nuk do të ketë luftë mes qytetarëve, por vetëm bashkëpunim për të përmirësuar qytetin. “Ne nuk do të luftojmë me njëri-tjetrin, por do të bashkëpunojmë për qytetin tonë. Bashkë për çdo lagje, bashkë për çdo fshat, dhe bashkë për një Prishtinë që funksionon për të gjithë,” u shpreh ai.


