Smajl Latifi, kandidat i AAK-së për kryetar të Rahovecit, ka takuar hendbollistët e KH “Rahoveci”, që po kryenin stërvitje derisa ai po mbante tubim, raporton Gazeta Blic.
Postimi i tij i plotë:
Derisa mbanim tubimin në shkollën “Sadedin Hajda” me mbështetës e qytetarë tanë, KH “Rahoveci” po zhvillonte sesionin e stërvitjeve për ditën e sotme. Shfrytëzova rastin t’i vizitoj hendbollistët tanë kampionë, t’u uroj suksese e t’u ofroj mbështetjen time!
Faleminderit për pritjen, stafit të klubit e hendbollistëve tanë inspirues!


