Kandidati për kryetari të Mitrovicës, Arian Tahiri të martën ka zhvilluar takime me klubin e futsallit të këtij qyteti.
Ai u zotua se do të punojë që sportit t’i jepet mundësi të më shumë.
“Në futboll, basketboll dhe volejboll, Mitrovica ka treguar se është qytet kampionësh. Tani është koha që edhe futsalli të bëhet pjesë e kësaj historie suksesi. Si Kryetar i Mitrovicës, do të punoj për t’i dhënë këtij sporti mundësi që të arrijë edhe më shume”, u shpreh Tahiri.
 


