Lajme

Kupina: Lidhja e Prishtinës do të ofrojë mbështetje të pakursyer për basketbollin dhe klubet e talentët kosovar

10/07/2025 22:26
nga:Sh R

Kryetari i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina ka takuar ekipin Sigal Prishtina.

Ai ishte në palestrën sportive për të parë nga afër kushtet e punës së KB Sigal Prishtinës.

“Ishte nder që të kaloj kohë me legjendën e basketbollit kosovar z. Ferid Zekolli. Ka shume talentë në Kryeqytet që me kushte adekuate mund të arrijnë kulmin në basketbollin ndërkombëtar” u shpreh Kupina.

Me këtë rast, ai premtoi mbështetje të pakursyer për basketbollin dhe klubet e talentët kosovarë.