Eugen Cakolli nga KDI në një lidhje drejtpërdrejt në emisionin “Click” të RTV21 për vendimin e qeverisë në detyrë për ndarjen e 100 eurove për studentët e Kosovës, tha se përmban shkelje ligjore.
Ai shtoi se në nenin 31 përcaktohet se çfarë ka dhe çfarë nuk ka të drejtë të vendosë qeveria në detyrë.
“Po sot nxjerrja e vendimit për ndarjen e 100 eurove për studentët por edhe një sërë masash tjera të cilat u votuan në mbledhjen e qeverisë, përbëjnë shkelje ligjore specifikisht shkelje të atij nenit të famshëm 31 që përcakton që çka ka të drejtë e çka nuk ka të drejtë të vendosë qeveria gjatë periudhës në të cilën është vetëm qeveri në detyrë”, deklaroi ai.


