Lajme

Arrestohet edukatorja në Lipjan që dyshohet se lëndoi një fëmijë njëvjeçar në kopsht

10/07/2025 21:06
nga:Sh R

Është arrestuar edukatorja e një çerdhje në Lipjan e cila dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore një fëmiut njëvjeçar.

Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ku tha se ajo është dërguar në mbajtje.

“Po, pas përfundimit të disa veprimeve hetimore është arrestuar personi i dyshuar dhe me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje”, tha Ahmeti për GazetaBlic.