Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, mbajti takim në vendlindjen e tij, me banorët e Carrabregut të Ulët, raporton GazetaBlic.
Ramosaj thotë se ky takim ishte një emocion i veçantë, pasi aty ka bërë hapat e parë të jetës dhe thotë se rrënjët e mia janë më të forta se kudo tjetër.
Postimi i plotë:
Faleminderit Carrabreg i Ulët, vendlindja ime! ❤️
Sonte ishte emocion i veçantë të jem mes jush, aty ku kam bërë hapat e parë të jetës dhe ku rrënjët e mia janë më të forta se kudo tjetër.
Mbështetja, dashuria dhe besimi juaj më japin forcë të vazhdoj me përkushtim rrugën që kemi nisur bashkë, për zhvillimin e komunës sonë dhe për çdo familje të këtij vendi.
Ju jam mirënjohës për çdo përkrahje të deritanishme, mbështetjen e pandalshme ndaj Liderit Haradinaj, numrit fitues 174✅ dhe kandidatit tonë për Asamble, Afrim Demhasaj!
Shihemi në fitoren e 12 tetorit!
Na priftë e mbara!
#FLASIMmePUNË #AAK174
Me mirënjohje të thellë,
Bashkim Ramosaj


