Lajme

Ngadalësohet rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor, më së shumti në Kosovë

10/07/2025 20:00
nga:G B

Banka Botërore ka parashikuar rënie të rritjes ekonomike nga 3.6 për qind në 2024-tën në 3 për qind në 2025-tën për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Rënien më të madhe është parashikuar ta ketë Kosova, që megjithatë mbetet pak mbi mesataren e rajonit.

 

Përderisa niveli i papunësisë ka rënë, niveli i papunësisë te të rinjtë, nga 15 deri në 24 vjeç, është rritur në rajon.

Përjashtim nga kjo bëjnë Kosova dhe Shqipëria./REL

Shënim: Të dhënat tregojnë ndryshimin nga tremujori i parë i vitit 2024 në tremujorin e parë të vitit 2025.