Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka vizituar Qendrën për Punë Sociale, një institucion që luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e qytetarëve tanë në nevojë, raporton GazetaBlic.
Ramosaj shpreh mirënjohjen për punën e palodhshme dhe përkushtimin e stafit.
Postimi i plotë:
Sot vizitova Qendrën për Punë Sociale, institucion që luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e qytetarëve tanë në nevojë.
Shpreh mirënjohjen time për punën e palodhshme dhe përkushtimin e stafit, të cilët çdo ditë janë pranë familjeve dhe individëve që kanë nevojë për kujdes e mbështetje.
BR


