Lajme

Buja takon gratë në Lipjan: Histori frymëzuese – po ndërtojnë suksesin me duart e tyre

10/07/2025 16:24
nga:G B

Shukri Buja, kandidat i PDK-së për kryetar të Lipjanit, ka takuar sot gratë që po ndërtojnë suksesin me duart e tyre, raporton Gazeta Blic.

“Vizitova Rrobaqepësinë “Fata”, Parukerinë “Hava” dhe Lulishten “Parajsa”, histori frymëzuese të grave që punojnë me pasion, krijojnë me vizion dhe udhëheqin me shembull! Ne do të jemi përkrah tyre, me programin e ndërmarrësisë që fuqizon gratë dhe mbështet bizneset e reja me pronësi të grave”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Sot isha mes grave të Lipjanit që po ndërtojnë suksesin me duart e tyre!

Vizitova Rrobaqepësinë “Fata”, Parukerinë “Hava” dhe Lulishten “Parajsa”, histori frymëzuese të grave që punojnë me pasion, krijojnë me vizion dhe udhëheqin me shembull!

Ne do të jemi përkrah tyre, me programin e ndërmarrësisë që fuqizon gratë dhe mbështet bizneset e reja me pronësi të grave.