Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është miratuar Programi për Subvencionimin e Faturave të Energjisë Elektrike për familjet e cenueshme për periudhën tetor–mars, raporton GazetaBlic.
Sipas Muratit, familjet që kanë përfituar vitin e kaluar nuk kanë nevojë të ri-aplikojnë, përveç rasteve kur kanë ndryshuar vendbanimin apo orëmatësin.
Programi mbështet familjet me të ardhura nën 150 euro për anëtar në muaj dhe me pasuri të paluajtshme me vlerë më pak se 100,000 euro.


