Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka premtuar realizimin e sistemit të ngrohjes qendrore në mandatin e ardhshëm, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, ky projekt do të sigurojë ngrohje efikase për mijëra banorë dhe njëkohësisht do të mbrojë ambientin duke reduktuar ngrohjen me dru. “Podujeva e së ardhmes ngrohet bashkë!”, ka shkruar Bulliqi.
Postimi i plotë:
Në mandatin e ardhshëm do ta bëjmë sistemin e ngrohjes qendrore në qytetin tonë.
Ngrohje efikase dhe të qëndrueshme për mijëra banorë.
Përmes këti projekti do ta mbrojmë ambientin, duke zvogëluar prerjen e pyjeve nga ngrohja me dru.
Podujeva e së ardhmes ngrohet bashkë!


