Edhe pse janë luajtur vetëm gjashtë xhiro në Serie A dhe Milani nuk është lider në renditje, mediat në Itali po shpërndajnë gjerësisht të gjitha statistikat e mundshme rreth gjigantit italian.
Me mbërritjen e Luka Modric, skuadra tani është “e shtrënguar”, veçanërisht në mbrojtje. Në këto gjashtë ndeshje, Milani ka pësuar tre gola, por ka arritur të mbajë portën e paprekur në katër ndeshje.
Statistikantët në Itali “nxorën” të dhëna se kjo nuk i ka ndodhur kësaj skuadre që nga sezoni 2006/07, kur Milani nuk pësoi gol në katër nga gjashtë ndeshjet e para.
Këto janë ndeshjet e Milanit deri më tani në sezonin e Serie A:
Raundi i parë: Milan – Cremonese 1:2
Raundi i 2-të: Lecce – Milan 0:2
Raundi i 3-të: Milan – Bologna 1:0
Raundi i 4-të: Udinese – Milan 0:3
Raundi i 5-të: Milan – Napoli 2:1
Raundi i 6-të: Juventus – Milan 0:0
/GazetaBlic Sport


