Lajme

Shukri Buja fton rininë në tubim madhështor më 8 tetor: “Më mirë për rininë e Lipjanit!”

10/07/2025 10:59
nga:Genita C

Shukri Buja ka paralajmëruar një tubim madhështor me Rininë Demokratike të Lipjanit, që do të mbahet më 8 tetor 2025, në ora 18:30 te Toni Event, raporton GazetaBlic.

Gjatë këtij takimi, Buja pritet të prezantojë programin dhe projektet e tij për të ardhmen e rinisë lipjanase, nën moton “Më mirë për rininë e Lipjanit!”.

“Të gjithë në pritje të Kryetarit,” ka shkruar ai.