Një fëmijë është raportuar të jetë lënduar në një çerdhe në Lipjan të hënën.
Policia e Kosovës ka iniciuar rastin për lëndim trupor, konfirmon zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Dje rreth orës 15:00 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor. Ankuesja dhe e dyshuara janë intervistuar. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt përkitazi me udhëzimet e prokurorit të shtetit”, ka thënë ajo.


