Ferit Idrizi, kandidat i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, është pritur me entuziazëm në Shtitaricë, raporton Gazeta Blic.
“Gjatë takimit, ndamë edhe programin tonë për katër vitet e ardhshme, duke treguar angazhimin tonë për të përfunduar punë të mëdha për Vushtrrinë tonë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Shtitarica na priti me entuziazëm për fitoren tonë të madhe!
Bashkë me kandidatin për Kuvendin e Komunës, Mentor Hasani, takuam banorët e këtij fshati, të cilët na pritën me mirënjohje për projektet e përfunduara, sidomos për hapjen e çerdhes së re.
Gjatë takimit, ndamë edhe programin tonë për katër vitet e ardhshme, duke treguar angazhimin tonë për të përfunduar punë të mëdha për Vushtrrinë tonë.
Me banorët e Shtitaricës e gjithë Vushtrrinë festojmë fitoren e madhe të 12 tetorit!
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve


