Bali Muharremaj, kandidat i AAK-së për komunën e Suharekës, në një postim ne Facebook, është shprehur i bindur se do të fitojë sërish.
E këtë bindje Muharremaj thotë se e ka si rezultat i punës së përditshme me qytetarët e vendit.
Ai shprehet se populli i beson sepse ai gjatë qeverisjes së tij me Suharekën i tha llogari vetëm qytetarëve.
Postimi i tij i plotë:
Po. Do të fitojmë. 🫶
Sepse po fitojnë qytetarët pa dallim, të cilët nuk ndjejnë urrejtje. 🙏
Sepse punuam çdo ditë. Përsëri e diskutuam çdo mbrëmje, se si dita e nesërme të filloj shumë herët afër punëtorëve.
Do ta shikojmë secilin në sy. Sepse me ❤️dhe vullnet jetuam çdo ditë, që ta frymëzojmë gjeneraten e re.
Populli na beson. Sepse i japim llogari vetëm qytetarëve. 🫡.


