Ali Berisha, kandidati për kryetar në Pejë, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në postimin e tij të fundit ka shkruar se po merr përkrahje të madhe nga qytetarët e Pejës.
Ai ka shkruar se për shkak të gjendjes atmosferike u detyruan që tublmin ta zhvendosin në një sallë, mirëpo potencon se salla është mbushur e nuk po i zë pejanët.
“Kështu duket kur ndryshimi ka frymë e detyrohemi ta mbajmë tubimin brenda për shkak të motit: Nuk po i zë salla pejanët plot frymë e shpresë për Rikthimin për Pejën tonë 🫶🏼“, shkruan Berisha në Facebook.
Postimi i tij i plotë:


