Bashkim Ramosaj, kandidat i AAK-së për kryetar të Deçanit, ka prezantuar projektin për sheshin e ri të qytetit, që do ta bëjë Deçanin modern, raporton Gazeta Blic.
“Këtu fillon transformimi i qytetit tonë, një hapësirë e re për relaks, shëtitje dhe aktivitete publike”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Sheshi i ri i qytetit – një Deçan modern!
Këtu fillon transformimi i qytetit tonë, një hapësirë e re për relaks, shëtitje dhe aktivitete publike.
Do të vazhdojmë të flasim me punë dhe puna fillon pikërisht nga sheshi!


