Lajme

U qëllua me armë brenda Gjykatës në Tiranë, vdes gjyqtari Astrit Kalaja

10/06/2025 16:28
nga:G B

Ka vdekur gjykatësi Astrit Kalaja i cili u qëllua me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Sipas mediave në Shqipëri, Kalaja vdiq rrugës për në spital, derisa raportohet se edhe dy persona të tjerë, babë e bir kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit ndodhen në Spitalin e Traumës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, derisa bëhet e ditur se autori i krimit është arrestuar më herët.

Nuk dihet ende identiteti i të dyshuarit dhe arsyet pse e çuan të njëjtën të kryente këtë akt.