Lajme

Ardian Gjini me mesazh për të gjithë: Kursehuni nga gjuha fyese, zgjedhjet përfundojnë shpejt

10/06/2025 13:25
nga:Genita C

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë thirrje për qetësi dhe respekt gjatë fushatës zgjedhore, raporton GazetaBlic.

Ai u ka drejtuar një mesazh si mbështetësve, ashtu edhe oponentëve, duke kërkuar të shmanget gjuha fyese dhe etiketimet.

“Fushata kalon shpejt, por ne mbetemi bashkë. Gjakova ka qenë shembull deri tani, ta ruajmë kështu,” ka shkruar Gjini.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Kam një mesazh për të gjithë, si për mbështetësit e mi ashtu edhe për oponentët.

Kursehuni nga gjuha fyese dhe etiketimet ndaj njëri-tjetrit. Fushata dhe zgjedhjet përfundojnë shpejt, dhe prap duhet ta shohim njëri-tjetrin në sy. Jemi vend i vogël.

Deri tash, Gjakova është shembull, ta ruajmë kështu!