Lajme

SI TË MENAXHONI DHIMBJET E SHPINËS GJATË SHTATZËNISË ?

10/06/2025 11:51
nga:Genita C

*Dhimbjet e shpinës janë një shqetësim i zakonshëm për shtatzënat, shumë nga ato fillojnë të ankohen me kalimin e muajve për shkak të ndryshimeve hormonale dhe shtimit të peshës.

*Kur pacientet e spitalit ‘’Fati Im’’ pyetin për këshilla rreth dhimbjeve të shpinës në shtatzëni mjekët sugjerojnë ushtrime të lehta për forcimin e muskujve të shpinës.

*Qëndrimin në pozicionin e duhur edhe kur jeni në këmbë edhe ulur. Kur uleni, përdorni karrike që mbështesin shpinën.

*Kur flini, përdorni jastëkë që mbështesin pozicionin e barkut dhe shpinës tuaj. Mund të përdorni një jastëk të posaçëm shtatzënie që mbështet të dyja anët e trupit.

*Mbani një peshë të shëndetshme sepse rritja e peshës është normale gjatë shtatzënisë, por është e rëndësishme të ndiqni këshillat e mjekut për të siguruar që pesha juaj të rritet në mënyrë të shëndetshme. Pesha e tepërt mund të shtojë stresin mbi shpinë dhe të shkaktojë dhimbje.

*Përdorni këpucë me taka të ulëta dhe me mbështetje të mirë për këmbët, sepse takat e larta mund të përkeqësojnë dhimbjet e shpinës.

*Në ndihmë mund të ju vijnë edhe masazhet e shpinës, si dhe terapitë e tjera fizikale.

*Gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj para se të provoni ndonjë trajtim.

*SPITALI ‘’FATI IM’’, ATY KU MREKULLIA FILLON!