Lajme

Ali Berisha: Për shkak të motit, tubimi i sotëm mbahet në Hotel Dukagjini

10/06/2025 11:48
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha ka njoftur se tubimi i sotëm do të mbahet në Hotel Dukagjini, raporton GazetaBlic.

Në këtë tubim do të marrë pjesë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Për shkak të motit, tubimi i paraparë të mbahet në shesh, do të mbahet në Hotel Dukagjini. Ju pres, nga ora 19:00, për të biseduar për Rikthimin për Pejën tonë 🫶🏻”, shkruan Berisha.