Kombëtarja e Shqipërisë të shtunën ballafaqohet me Serbinë në Leskovac në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic ka bërë një ndryshim në listën e të ftuarve, shkak i lëndimit të Sasa Lukic, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas informacioneve nga Meridian Sport, trajneri serb ka thirrur Lazar Randelovic që t’i bashkohet ekipit të tyre për këtë duel, pas problemeve të Lukic.
Sulmuesi i Vojvodinës rikthehet tek Serbia pas një pushimi të gjatë.
/GazetaBlic Sport


