Lajme

Flet shqiptarja e vetme që është në një grup anijesh drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

10/06/2025 08:33
nga:Genita C

Albulena Fazliu është mjeke dhe shqiptarja e vetme në një grup anijesh, të quajtura Global Sumud Flotilla, që po udhëton në Mesdhe për të dërguar ndihma humanitare për Gazën.

Një pjesë e anijeve që arritën disa qindra milje detare nga bregu i Gazës u ndaluan nga ushtria izraelite dhe personat në to, mes tyre edhe politikanë të lartë, u ndaluan. Por përpjekja e këtyre aktivistëve për të arritur në Gaza nuk ka reshtur

“Izraeli, përveç se bombardon civilët, mes tyre edhe një numër të madh fëmijësh, po ashtu ndalon hyrjen e ndihmave në Palestinë. Kjo nismë përfshin një valë të parë anijesh, e cila kishte rreth 43 anije. Në këto anije jemi afërsisht 100 mjekë dhe gazetarë, në shenjë simbolike për mjekët dhe gazetarët të cilët vriten në mënyrë sistematike nga shteti i Izraelit”, ka thënë Fazliu për A2 CNN.

Ajo tregon gjithashtu se situata në Gaza është alarmante.

“Sistemi shëndetësor është në buzë të kolapsit. Po ngarkohet gjithmonë e më shumë çdo ditë”, ka deklaruar ajo.