Lajme

Berisha falënderon Haradinajn për mbështetjen e besimin: Krejt kjo rrugë… pa Ramushin? – Kurrsesi

10/05/2025 22:31
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka shprehur mirënjohje për kreun e kësaj partie, Ramush Haradinaj, për mbështetjen dhe besimin e tij në këtë rrugëtim, raporton Gazeta Blic.

“Fjalët janë pak, por zemra plot. 174 herë FALEMINDERIT”, ka shkruar Berisha.

Postimi i tij i plotë:

Krejt kjo rrugë… pa Ramushin?

KURRSESI!

Beka shpreh mirënjohje të veçantë për prijësin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për mbështetjen që s’ka munguar asnjëherë dhe për besimin që i ka dhënë në çdo hap të këtij rrugëtimi.

Fjalët janë pak, por zemra plot.

174 herë FALEMINDERIT!

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon