Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se ka pasur entuziazëm e vullnet të jashtëzakonshëm në përkrahje të Aleancës, në tubimin e mbajtur me banorët e Lumbardhit, raporton Gazeta Blic.
“Më 12 tetor, do të jetë ditë që festojmë fitoren tonë të madhe”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Entuziazëm, e vullnet i jashtëzakonshëm në përkrahje të Aleancës, programit tonë, listës tonë dhe të kandidaturës sonë!
Kënaqësi e veçantë të jem sonte në mesin e banorëve të Lumbardhit dhe kandidatit tonë për Asamble Komunale, Besnik Lekaj.
Faleminderit për mbështetjen dhe besimin e madh, Lumbardh!
Më 12 tetor, do të jetë ditë që festojmë fitoren tonë të madhe!
Sinqerisht,
I juaji,
Bashkim Ramosaj


