Lajme

Ali Berisha: Qeverisja jonë në Pejë solli më shumë investime se sa çfarë është bërë në 12 vitet e fundit

10/05/2025 13:25
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka krahasuar investimet e bëra gjatë qeverisjes së tij me ato të 12 viteve të fundit, duke theksuar se dallimi është i qartë, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, qeverisja e AAK-së, megjithëse me kohë dhe buxhet të kufizuar, ka sjellë rezultate më të mëdha.

Berisha u shpreh i bindur se vizioni i tij është për një Pejë funksionale dhe të zhvilluar ekonomikisht.