Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur mbështetjen për kandidatin për Kuvendin Komunal, Naser Mazreku, gjatë një takimi me të rinj dhe aktivistë në Opterushë, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi rëndësinë e energjisë dhe përkushtimit të të rinjve, duke shtuar se “me vullnetin, motivin dhe entuziazmin e tyre, puna nuk ndalet!”.
Postimi:
Bashkë me aktivistë e të rinj nga Opterusha, në mbështetje të kandidatit për Kuvend të Komunës, Naser Mazrekut!
Me vullnetin, entuziasmin, motivin e energjinë e pafundme të të rinjve e aktivistëve të palodhshëm, Puna Nuk Ndalet!


