Lajme

Statovci kritikon qeverisjen e Përparim Ramës: “Miliona euro investime, e në fund pikon uji nga çatia”

10/05/2025 10:15
nga:Genita C

Jeta Statovci, bartëse e listës për Asamble Komunale në Prishtinë nga Guxo,  ka kritikuar qeverisjen e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke thënë se pavarësisht investimeve milionëshe që ai promovon, realiteti është se “pikon uji nga çatia” — një shenjë e paaftësisë dhe keqmenaxhimit.

Ajo ka ftuar qytetarët që më 12 tetor të “dërgojnë në shtëpi” pushtetin që nuk i shërben qytetit, por vetëm premtimeve boshe.

“Miliona euro investime, e në fund pikon uji nga çatia. Prandaj, më 12 tetor duhet ta çojmë në shtëpi pushtetin që i “hynë” uji, posa bie shi”, tha Jeta Statovci në tubimin me banorët e lagjes “Dardania”në Prishtinë.