Lajme

Limaj: Qyteti i Malishevës e dha mesazhin e fuqishëm, me 12 tetor Ekrem Kastrati fiton pa balotazh!

10/04/2025 22:35
nga:Y I

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar sot në Malishevë ku ka marrë pjesë në tubimin e nëndegës së qytetit të Malishevës.

Limaj tha se fjalët janë të tepërta dhe se pjesmarrja masive në tubimin në këtë nëndegë foli vetë.

“Qyteti i Malishevës e dha mesazhin e fuqishëm se më 12 tetor Ekrem Kastrati fiton pa balotazh” shkruan Limaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Fjalët janë të tepërta! Pjesëmarrja masive në tubimin e nëndegës së qytetit të Malishevës sonte foli vet!

Qyteti i Malishevës e dha mesazhin e fuqishëm se më 12 tetor Ekrem Kastrati fiton pa balotazh!