Gjatë ndeshjes së sotme ndërmjet FC Feronikeli 74 dhe KEK-ut, lojtari Diellor Beseni pësoi një lëndim në kokë pas një dueli në minutën e 15-të të takimit.
Menjëherë pas lëndimit, ai mori trajtimin e parë nga stafi mjekësor dhe më pas u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për kujdes të mëtejmë.
Klubi njofton se, ai tashmë ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve dhe po merr trajtimin e nevojshëm, transmeton GazetaBlic Sport.
Klubi ka falënderuar stafin mjekësor për reagimin e shpejtë, kurse ka shprehur mbështetje maksimale për lojtarin.
/GazetaBlic Sport/


