Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar sot një takim të ngrohtë e frytdhënës me gratë e një prej lagjeve të qytetit.
Osmani tha se diskutuan hapur për sfidat dhe nevojat që prekin drejtpërdrejt gratë e komunitetit, nga punësimi e mbështetja ekonomike, deri te roli i tyre në vendimmarrje.
Osmani tha se në programin e tij qeverisës, barazia gjinore dhe fuqizimi ekonomik i grave zënë një vend të rëndësishëm.
“Zëri i grave duhet të dëgjohet dhe të ketë ndikim në zhvillimin e Fushë-Kosovës që duam. Fushë Kosova PËRTEJ! 113 është numri” shkruan Osmani raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Sot mbajtëm një takim të ngrohtë dhe frytdhënës me gratë e një prej lagjeve të Fushë-Kosovës. Diskutuam hapur për sfidat dhe nevojat që prekin drejtpërdrejt gratë e komunitetit tonë — nga punësimi e mbështetja ekonomike, deri te roli i tyre në vendimmarrje.
Në programin tonë kemi synim të qartë: të drejta të barabarta, më shumë mundësi dhe mbështetje konkrete për gratë.
Zëri i grave duhet të dëgjohet dhe të ketë ndikim në zhvillimin e Fushë-Kosovës që duam.
Fushë Kosova PËRTEJ! 113 është numri.


