Lajme

Kupina: Mbështetje që s’do fjalë në lagjen Arbëria, me ju fitorja është e padiskutueshme!

10/04/2025 18:17
nga:Y I

Fehmi Kupina nga iniciativa qytetare ‘Lidhja e Prishtinës’ ka mbajtur takim me qytetarë në lagjen Arbëria të Kryeqytetit.

Kupina tha se dhjetëra qytetarë u mblodhën në përkrahje të Lidhjes së Prishtinës dhe kandidatit të tyre për Kuvend Komunal, Milaim Dobratiqi.

“Me ju fitorja jonë është e padiskutueshme” shkruan Kupina raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Mbështetje që s’do fjalë në lagjen Arbëria të Kryeqytetit. Dhjetëra qytetarë u mblodhën në përkrahje të Lidhjes së Prishtinës dhe kandidatit tonë për Kuvend Komunal Milaim Dobratiqi.

Me ju fitorja jonë është e padiskutueshme 💪

#lidhjaeprishtines #prishtina #LP115