Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me kryetarin e degës së NISMA Socialdemokrate në Ferizaj, Nehat Mustafa, mirëpriten me entuziazëm dhjetra të rinjës që iu bashkuan rrugës politike, raporton GazetaBlic.
Limaj thotë se çdo ditë e më shumë të rinjët po i afrohen vizionit tonë.
Ai shton se bashkimi i të rinjësve është dëshmi e fuqisë dhe besimit në rrugën tonë politike.
Postimi i plotë:
Bashkë me kryetarin e degës së NISMA Socialdemokrate në Ferizaj, z. Nehat Mustafa, mirëpritëm me entuziazëm dhjetëra të rinj që iu bashkuan rrugës sonë politike!
Çdo ditë e më shumë, të rinjtë po i afrohen vizionit tonë, një vizion i bazuar në zhvillim të qëndrueshëm, drejtësi sociale dhe përfshirje të gjerë. Ne besojmë se hapësira për zhvillim është thelbësore për të ardhmen, zëri i arsyes duhet të dëgjohet, dhe puna e çdo individi duhet të vlerësohet e respektohet.
Ky bashkim i të rinjve është dëshmi e fuqisë dhe besimit në rrugën tonë politike, ku çdo zë ka rëndësi dhe çdo ide ka mundësi për t’u realizuar. Së bashku, po ndërtojmë një ekipë të fortë dhe shpresëdhënës për Ferizajn dhe për gjithë Kosovën.
#PërjetëKosova186
#NISMASocialdemokrate


